“NEWBORN” këtë vit do të ngjyroset nga qytetarët

Kosovë&Rajon

f1_newborn13921476931-599x350Autori i monumentit “NEW BORN”, Fisnik Ismaili ka bërë të ditur se këtë vit ky monument do të mund të ngjyroset nga të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ismaili ka thënë se ngjyrosja fillon të shtunën dhe do të vazhdojë deri të hënën në mbrëmje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai njoftoi se tashmë është bërë traditë që “NEWBORN” të ngjyroset çdo vit që më 17 shkurt të ketë pamje të re, duke shtuar se “meqenëse dy vjetët e para është dashtë me e marrë vendimin me një grup më të vogël njerëzish, në mënyrë që të realizohet ngjyrosja me sukses, sivjet këtë do ta bëjmë ashtu qysh i takon - me e ngjyrosë krejt bashkë, qysh të kemi qef”.

“Po pra. Prej të shtunës në mëngjes, 14 shkurt, deri të hënën në mbrëmje, 16 shkurt, na kemi me dalë me ngjyra, ndërsa ju, krejt qytetarët e Kosovës, i madh e i vogël, keni me mujtë me dalë edhe me ngjyrosë qysh të doni vetë. A të vie me e vizatue një copë diell, një yll, një raketë apo veç një katror të zi, ti e di ma së miri”, është shprehur Ismaili në Facebook.

Autori i “NEW BORN” i ka stimuluar të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në ngjyrosjen e këtij monumenti, duke shtuar se ngjyrosja duhet të kthehet në një ngjarje, ku familjarët do t’i merrnin fëmijët, dhe të gjithë do të vizatonin nga diçka.

ME TE LEXUARAT