Nadal shpreson ta rikthejë formën sa më shpejtë

Sport

Rafael-Nadal-466x350Rafael Nadal thotë se ai është duke u stërvitur fuqishëm për të rikthyer formën e dikurshme dhe për të luftuar sërish për tituj.

Spanjolli ka kaluar një vit të kaluar të vështirë pas problemeve me lëndimet, të cilat janë reflektuar edhe në rezultatet e këtij viti. Por ai shpreson ta rimarrë veten shpejt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shtatë muajt e kaluar kanë qenë shumë të vështirë për mua”, ka thënë Nadal, transmeton Telegrafi.

“Gjatë kësaj kohe unë kam hasur një sërë problemesh, të cilat nuk më lejuan të merrja pjesë në shumë turne dhe të stërvitesha ashtu siç duhet”.

“Tashmë motivimi im është i thjeshtë. Dëshiroj të rifitoj kohën e humbur, të stërvitem mirë ditë pas dite dhe javë pas jave në mënyrë që të rikthehem ai i mëparshmi”, ka shtuar ai.

ME TE LEXUARAT