Merr karton të kuq pas 25 sekondash lojë

Sport
Merr karton të kuq pas 25 sekondash lojë

Jetro Willems shënon një rekord të ri në kampionatin holandez të futbollit “Eredivisie”.

Mbrojtësit të PSV Eindhovenit, iu deshën vetëm 25 sekonda lojë për t'u ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen si mysafirë kundër NAC Bredan, në kuadër të javës së 21-të. Vetëm pak çaste pasi kishte vërshëllyer për nismën e

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ndeshjes, gjyqtari Kevin Blom i tregoi kartonin e kuq mbrojtësit 20-vjeçar për një ndërhyrje të rëndë ndaj Gill Swerts.

Gjithsesi, gjyqtari ndërkombëtar e pranoi pas sfidës, pasi kishte parë pamjet filmike se ishte nxituar që e kishte ndëshkuar maksimalisht futbollistin e PSV Eindhoven. Kurrë më parë në elitën e futbollit holandez nuk kishte ndodhur që një lojtar të ndëshkohej me karton të kuq vetëm pas 25 sekondave lojë.

Ky episod nuk e pengoi skuadrën që drejtohet nga Philip Cocu që të koleksiononte një fitore të pastër 2-0, falë golave të Depayt dhe Wijnaldumit në pjesën e dytë. Ky ishte suksesi i 18-të i PSV Eindhovenit në Eredivisie, ku mban vendin e parë në kuotën e 55 pikëve.

ME TE LEXUARAT