Meksikë, gjenden 61 kufoma në një krematorium

Bota

kufomaNë një krematorium (vend ku digjen të vdekurit) në qytetin jugor Acapulco në shtetin Guerrero të Meksikës u gjetën 61 trupa të pajetë.

Autoritetet njoftuan se banorët që jetonin përreth krematoriumit, i cili u mbyll vitin e kaluar, kanë lajmëruar për erën e keqe që ishte përhapur dhe në ekzaminimet e bëra u mësua se u gjetën 61 kufoma në krematorium, raporton Anadolu Agency (AA).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat lokale njoftuan se kufomat e gjetura në shtetin Guerreso, ku humbën 43 studentë në muajin shtator, ishin të mbuluara me gëlqere të pashuar.

Shumica e kufomave ishin të veshur me rroba, ndërsa një pjesë e tyre ishin të mbështjellë me çarçafë. Autoritetet po hetojnë nëse kanë të bëjnë me ngjarjen grupet e karteleve të cilat luftojnë për kontrollin e Acapulco.

ME TE LEXUARAT