Mancini zgjedh Shaqirin për Europa League

Sport

mancini-shaqiriRoberto Mancini e ka përfshirë Xherdan Shaqirin para Lukas Podolskit në listën e futbollistëve të Interit që do të luajnë në Ligën e Evropës për pjesën në mbetur të sezonit.

Mesfushori shqiptar konsiderohet si më i vlefshëm në kompeticionin evropian, ndaj trajneri zikaltër ka vendosur të skualifikojë sulmuesin e kombëtares gjermane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fakt vendimi i Mancinit është kushtëzuar nga rregullorja e UEFA-s, që lejon federimin e vetëm një prej dy blerjeve të afatir dimëror, që gjatë pjesës së parë të sezonit kanë luajtur në Champions League. Lukas Podolski është aktivizuar në radhët e Arsenalit nga Arsene Wenger në garën më të rëndësishëm për klube, ndërsa Shaqiri me Bayernin.

Si Podolskit ashtu edhe Shaqirit nuk iu nevojit shumë kohë për të zënë një vend titullari në formacionin e Interit, andaj Mancini nuk e ka patur shumë të lehtë për të marrë një vendim përfundimtar. Jashtë listës ka mbetur edhe italo-argjentinasi Pablo Osvaldo, i cili është jashtë planeve të Interit.

Orët e fundit për 28-vjecarin ka shfaqur interes Boca Juniors, që kërkon të përfitojë nga situata për të siguruar shërbimet e tij. Mediat kryesore sportive në Argjentinë zbulojnë se klubi nga Buenos Aires i ka rezervuar fanellën me numër 10, për ta bindur që tranfserohet në formën e huazimit të paktën deri në fund të sezonit.

ME TE LEXUARAT