Makina e re, ky është SUV-i hibrid më i fuqishëm në botë

Teknologji

suv2015Makina BYD Tang 542 sapo ka arritur si SUV-i hibrid elektrik më i fuqishëm në botë. Me 505 kuajfuqi dhe me një çmim fillestar prej 48,000 dollarësh, kjo veturë ka gjasa të mbizotërojë tregun botëror.

Tang vjen me një motor me gaz dy-litërsh turbo me 205 kuajfuqi dhe me dy motorë tjerë elektrikë që prodhojnë nga 150 kuajfuqi secili, njëri prej të cilëve gjendet mbi boshtin e pasmë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lëvizja e makinës vetëm në motorët elektrikë është e limituar në rreth 80 km, por që mund të rimbushet përmes baterisë 200 voltësh që është standard në shumicën e vendeve të botës.

Sipas “Car News China”, “Teknologjia 542” do të thotë: shpejtësi nën pesë sekonda, tërheqje me të katër rrotat dhe shpenzim të karburantit prej 2 litrash për 100 km.

Ndërsa emri “Tang” i referohet dinastisë së shekullit të shtatë që ka sunduar me Kinën për pothuajse tre shekuj.

BYD Tang do të del në treg me disa versione të limituara, ku njëri prej tyre do të arrijnë shpejtësinë prej 0 në 100 km/h për vetëm 4.4 sekonda, dhe çmimi i tij pritet të jetë rreth 100 mijë dollarë.

BYD është i bazuar në Shenzhen të Kinës dhe pronar i pjesshëm i kompanisë është ‘perandoria’ e Warren Buffett, “Berkshire Hathaway Inc.”.

Kompania tashmë ka në plan prodhimin edhe të tre SUV-ëve tjerë elektrikë në një të ardhme të afërt, me emrat Song, Yuan dhe Ming.

ME TE LEXUARAT