Lufta në Ukrainë, Perëndimi i ofron sot shansin e fundit Rusisë

Bota

merkel-putin-holandeMinistri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, thotë se samiti katër-palësh mbi konfliktin në Ukrainë, ka shumë gjasë të mbahet sot në Minsk, pavarësisht çështjeve të pazgjidhura.

Teksa luftimet në lindje të Ukrainës janë intensifikuar dhe vetëm nga sulmet e djeshme të rebelëve janë vrarë nëntëmbëdhjetë civilë, Fabius tha sot se takimi i Minskut “është shans i fundit”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Takimi në Minsk në mes të kancelares gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Francois Hollande, presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij ukrainas Petro Poroshenko, është pjesë e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës.

Komentet e tij, ministri i jashtëm francez i ka bërë sot për radion shtetërore franceze.

Putin ka kërkuar zgjidhjen e disa problemeve dhe përfundimin e disa çështjeve, para mbajtjes së takimit në Minsk.

ME TE LEXUARAT