“Lufra” reagon për “qumështin pluhur”: Jemi të hapur për hetime

Aktualitet

lufra2015Kompania e prodhimit të qumështit Lufra e cila pak ditë më parë ishte në shenjestër të disa informacioneve të policisë së Fierit, për shitje të proshimeve të qumështit pluhur si qumësht i freskët, ka reaguar sot në lidhje me ngjarjen.

Kompania deklaron se ka kërkuar që “instancat më të larta” të zbardhin të ëvrtetën në çdo kohë, duke u treguar kështu e hapur pë çdo hetim të nevojshëm.

“Tre ditë më parë, në mediat sociale del një lajm i sponsorizuar pa autor,se kompania “LUFRA” përdorte qumështin pluhur, në produktet e saj qumësht i freskët. Me devotshmërinë që na karakterizon prej vitesh në punën tonë, nuk i kemi dhënë asnjëherë fokus tendencave dashakeqëse, dhe si rrjedhojë, kemi kërkuar që të jenë instancat më të larta ato të cilat mund të hedhin dritë mbi të vërtetën në çdo kohë”, thuhet në deklaratë.

Sipas saj, me anë të kësaj deklarate do donim të falenderonim konsumatorët tanë, të cilët për asnjë moment nuk u luhatën në zgjedhjen e tyre të përditshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me përkushtim dhe krenari, ne do të vazhdojmë të jemi LIDER NË CILËSI!

ME TE LEXUARAT