Lezhë, dhëndërri hyn me shkallë në shtëpi, dhunon nusen e vjehrrën

Aktualitet

policia-lezheeePolicia e Lezhës njoftoi se ka shpallur në kërkim një shtetas 36 vjecar të akuzuar për dhunë në familje.

Sipas burimeve zyrtare njoftohet se me datë 09.02.2015,filloi procedimi penal, është bërë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit Marjan Bardhi, vjeç 36, banues në Ungrej, Lezhë.

Shpallja e tij në kërkim mësohet se është bërë pasi me datë 08.02.2015, rreth orës 23.30, ka hyrë në katin e dytë të banesës të shtetases K B, banuese në Pllanë, Lezhë,duke përdorur një palë shkallë druri dhe më pas ka goditur me grushta dhe shqelma duke u shkaktuar dëmtime të lehta më një thikë buke që e ka marrë aty, shtetases K B, vjehrra e tij dhe b/shortes së tij shtetases M B.

Pas hetimeve të para, policia tha se materjalet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Dhunimi i banesës”, nenet 130/a dhe 112 të K.Penal. Policia njoftoi se u plotesua Kerkesë-Padia për lëshimin e U.M.Mbrojtjes për shtetasen M B e cila i dërgohet Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Lezhë.

ME TE LEXUARAT