Kosovë, mbyllen pikat e karburanteve pa licencë

Kosovë&Rajon

karburantInspektorati i Tregut ka filluar aksionin për mbylljen e pikave shitëse me pakicë të karburanteve të lëngta të naftës të cilat ushtrojnë veprimtarinë afariste pa licencë valide.

Aksioni ka filluar në regjionin e Prishtinës dhe do të vazhdojë në gjithë vendin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipa një njoftimi të MTI-së, ushtrimi i veprimtarisë afariste në sektorin e naftës pa licencë valide paraqet shkelje të dispozitave të ligjit për tregtinë me naftë dhe derivate të naftës në Kosovë, prandaj një veprim i tillë do të ndalohet nga inspektorati i tregut.

“Ndaj atyre operatorëve ekonomikë do të ndërmerren masa konform dispozitave dhe ligjeve në fuqi. Qëllimi i këtij aksioni është zbatimi i ligjeve në fuqi, parandalimi i ekonomisë jo formale, eliminimi i konkurrencës jo të drejtë tregtare. Me këtë rast inkurajojmë të gjithë operatorët ekonomik të cilët merren me këtë veprimtari që të pajisen me licencë valide, të cilat lëshohen nga organet kompetente të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në të kundërtën Inspektorati i Tregut do të vazhdoj me aksionin në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT