Kompania kineze prezanton telefonin, kopje të iPhone

Teknologji

iphone-zteKompania kineze ZTE muaj më parë lansoi telefonin e mençur me dual-SIM dhe nuk është ndalur me kaq pasi ka lansuar pajisjen e re të quajtur Blade S6.

Pajisja do të jetë i gatshëm për shitje nëpërmjet faqes AliaExpress me një çmim prej 250 dollarëve dhe nën këtë çmim blerësit mund të kenë një telefon me procesor Snapdragon 615, ekranin 5.5-inç Full HD.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Telefoni do të jetë i fuqizuar me këtë procesor që ka tetë bërthama dhe ndihmohet nga 2 gigabajt RAM memorie ndërsa ajo e brendshmja është 16 GB.

Kamera kryesore është 13-megapixel ndërsa ajo ballore 5 MP. Blade S6 është model i ri dhe pamja e tij është e ngjashme me atë të iPhone-it. Sistemi operativ i këtij telefoni do të jetë Android 5.0 Lollipop.

ME TE LEXUARAT