Kinë, 9 vjeçari i vë zjarrin godinës, 17 viktima

Soft

china-655x356Një 9 vjeçar i ka vënë zjarrin një godine duke shkaktuar 17 viktima. Ngjarja ka ndodhur në provincën Guangdong, Kinë, të premten.

Policia raporton se vogëlushi po luante duke ndezur një zjarr të vogël, që më pas është shpërndarë në gjithë godinën rreth dy orë pas mesditës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zjarri u përhap me shpejtësi në godinën ku ishin edhe magazinat e një supermarketi. Zjarrëfikësit mbërritën në vendngjarje disa orë me vonesë dhe arritën të shpëtonin vetëm pesë vetë, ndërsa 17 të tjerë nuk ia dolën dot.

Gjithashtu mbetën të plagosur edhe katër zjarrfikës, ndër ta njëri në gjendje të rëndë. Vogëlushi u shoqërua në polici bashkë me prindërit ndaj të cilëve mund të ngrihen akuza për neglizhencë.

ME TE LEXUARAT