Kandidatura e Zhitit, Bumçi: Të bisedohet për të gjetur një konsensus

Politikë

bumciNumri dy i Komisionit të Jashtëm Aldo Bumçi i ka kërkuar presidentit dhe qeverisë të ulen në bisedime për të zgjidhur kështu çështjen e Visar Zhitit.

“Përsa kohë janë dy institucione duhet të gjejnë gjuhën. Kur është vendimmarrja e një institucioni, konsultimi është i këshillueshëm, por nuk është i detyrueshëm. Kur vendimmarrjen nuk e ke ti në dorë, atëhere duhet të ulesh dhe të gjej një gjuhë të përbashkët. Konsultimi është i detyrueshëm, është i nevojshëm dhe kjo qeveri, kryeministri dhe ministri i jashtëm duan ta kthejnë dhe ti japin forcë ligjore , duan të shmangin cdo lloj kontakti me institucionet e tjera”, tha Bumçi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Propozimi erdhi pas diskutimeve në Komisionin e Jashtëm ku anëtarët po shqyrtonin pr ligjin për trupën diplomatike shqiptare ku opozita ka paraqitur tre amendime e saj.

“Deri tani ligji ka pasur një kuotë, ku deri tani merren në shërbim, në nivel ambasadorësh. Vetëm 20% mund të jenë kandidatura politike dhe 80% duhet të jenë nga sistemi i karierës, nuk ka kodh. Nuk ka ligj në Europë që të jetë i tillë. Pika e dytë lidhet me marrëdhëniet me Kuvendin. Propozon qeveria ambasadorët dhe opinion i komisionit që nuk është vendimarrës, por është këshëllimor, i shkon presidentiti të Republikës. Ministria kërkon ta shmangë këtë. E treta është marrëdhënia me presidentit. Vendoset një afat kohor, kushtetuta nuk e ka nëse presidenti nuk arrin të kryejë  veprimet brenda afatit kohor, cfarë ndodh? Në shpjegimet e ministrit ne vumë re prirjen se kjo qeveri ka pririjen ta zhveshur presidentin nga kompetencat”, u shpreh deputeti demokrat Aldo Bumçi.

Komisioni i Jashtëm pasi dëgjoi propozimet e opozitës deklaroi se ato do të diskutohen në konferencën e kryetarëve në datë 26 shkurt.

ME TE LEXUARAT