Kamikazi 7-vjecar hedh veten në erë, pesë të vdekur, 19 të plagosur

Bota

kamikazi-7vjecNjë ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së diel në Nigeri. Mediat raportuan se një fëmijë 7-vjeçar ka hedhur veten në erë duke lënë të vdekur të paktën 5 persona dhe 19 të plagosur.

Sulmi ndodhi në një treg të mbipopulluar në qytetin e Potiskum-it, në verilindje të Nigeri, i cili është edhe kryeqytet i Yobe-s.  

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja është cilësuar si masakrën e radhës të organizuar nga militantët e Boko Haram, të cilët kanë shtuar ndjeshëm sulmet kamikaze, ku si autorë janë fëmijët.

Në momentet e para sipas medieve, është dyshuar për një sulm kamikaz nga një grua, e cila kishte refuzuar t’i nënshtrohej kontrolleve nga forcat e sigurisë, jo larg nga hyrja në tregun ku ndodhi sulmi kamikaz.

ME TE LEXUARAT