Juncker anulon takimin me kryeministrin maqedonas Gruevskin

Bota

junckerPresidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ishte parashikuar të takohej me kryeministrin e Maqedonisë, Nikola Gruevski këtë të mërkurë, në Bruksel. Por, zëdhënësja e KE-së bëri të ditur se takimi është anuluar.

Mina Adreeva tha se, “u ra dakord që kjo nuk ishte koha e duhur për t’u takuar”.

Situata në Maqedoni vazhdon të jetë e tensionuar, pasi lideri i opozitës Zoran Zaev ka publikuar disa përgjime që, sipas tij, dëshmojnë se qeveria ka kontroll të plotë mbi drejtësinë. Autoritetet e akuzojnë Zaev për konspiracion në bashkëpunim me një shërbim të huaj inteligjent.

ME TE LEXUARAT