Ja kush është biznesmeni i kërkuar për tritolin në farmacinë e babait të Saimir Tahirit

Aktualitet

[caption id="attachment_416034" align="alignleft" width="431"]Forcat speciale para biznesit te Gjutes ne Tirane Forcat speciale para biznesit te Gjutes ne Tirane[/caption]

Policia ka thënë se shtetasi Vladimir Gjuta, është shpallur në kërkim në lidhje me atentatet me tritol ndaj familjes së ministrit Saimir Tahiri.

Sipas policisë, i shpalluri në kërkim me aktivitet biznesi, është arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja më e fundit që e vuri atë në pranga është goditja që i bëri një punonjësi të Policisë Rrugore.

Në dhjetor të vitit 2014, Vladimir Gjuta u vendos në pranga pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë fyen dhe goditën për shkak të detyrës një polic rrugor pas vendosjes së gjobës për parkim të gabuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dervish Hima” përballë kazinosë që ndodhet në pronësi të Gjutës. Policia bëri më pas kontrolle në biznesin e 34-vjeçarit ndërsa më vonë Gjykata dha ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Gjuta ka qenë edhe aktualisht në masën arrest shtëpie në momentin kur ëhstë bërë shpallja e tij në kërkim.

Vladimir Gjuta me origjinë nga Kukësi dhe banim në Tiranë dhe me arsim 8-klasë është përfshirë edhe në një përleshje të armatosur në Kukës në vitin 2013.

Sipas policisë, konflikti dyshohet se nisi për një borxh mes Vladimir Gjutës dhe biznesmenit Ardian T, ky i fundit i njohur si i forti i Kukësit, ndaj të cilit janë kryer disa atentate. Dy biznesmenët mbetën të plagosur nga përleshja, kurrë nuk u pranua prej tyre se ishin përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin. I plagosur mbeti edhe nipi i Gjutës, Baftjar B. Mësohet se edhe ky i fundit është shpallur në kërkim për sulmet me tritol ndaj familjes së Tahirit.

Gjuta u arrestua në qershor të 2013-ës por ende nuk dihet nëse është dënuar ndonjëherë për atë krim. Biznesmeni 34-vjeçar nga Kukës është arrestuar më parë për pengmarrje, për mbajtje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Perplasja me arme ne Kukes

Fillimisht është njoftuar policia e Kukësit për një ngjarje në dalje të këtij qyteti, ku ndodhet biznesi i Ardian Trotës, 45 vjeç. Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë lokale, të cilat kanë konstatuar se ishin plagosur me armë zjarri Ardian Trota, 45 vjeç, vjehrri i tij Besnik Axhami, 57 vjeç dhe Osman Voka, 50 vjeç, roja i karburantit të biznesmenit. Grupi hetimor tha se dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15 në aksin rrugor Kukës-Morin, te karburanti i 45-vjeçarit. Sipas dëshmive të mbledhura nga policia, objekti i atentatit ka qenë Ardian Trota, i cili ndodhej në lokalin e tij brenda karburantit, bashkë me disa persona të tjerë. Në atë kohë, dyshohet se dy persona me motor kanë shkuar aty dhe kanë plagosur Trotën me katër plumba, ndërkohë që dy të tjerët janë plagosur gabimisht. Kështu kanë pretenduar të pranishmit në vendngjarje, të cilët janë shprehur se pas atentatit, autorët janë larguar me motor, duke lënë kaskat e tyre në vendin e ngjarjes.

Por, pak orë më vonë, në Spitalin Ushtarak, ku janë dërguar të plagosurit e Kukësit, kanë shkuar dy të plagosur të tjerë, pikërisht Vladimir Gjuta dhe nipi i tij Baftjar Bruka. Policia tha se kjo ngjarje u raportua nga spitali rreth orës 01:00 të mëngjesit të djeshëm, rreth dy orë pas atentatit në Kukës. Të dëmtuarit, por edhe personi, i cili i ka dërguar në spital kanë pretenduar se ata janë qëlluar me armë zjarri pranë Pallatit të Brigadave te Rruga e Elbasanit në Tiranë.

ME TE LEXUARAT