ISIS djeg të gjallë tre irakianë

Bota

isisRadio Evropa e Lirë, redaksia për Irakun, ka raportuar se militantët e Shtetit Islamik i kanë djegur të gjallë së paku tre vetë në provincën perëndimore Anbar në Irak.

Militantët e Shtetit Islamik i kishin akuzuar viktimat, që ishin banorë të një vendbanimi afër qytetit Hit, 200 kilometra në perëndim të Bagdadit, se i kishin informuar forcat e sigurisë së Irakut për lëvizjet e militantëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zyrtarë në provincën Anbar thanë se njëra nga viktimat ishte ish-polic.

Raportohet se banorët ishin detyruar të arrijnë në vendin e djegies për ta shikuar këtë incident.

ME TE LEXUARAT