Iniesta: Largimi i Messit do ta shpërfytyronte Barcelonën

Sport

iniesta2014Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka deklaruar se qëndrimi i Lionel Messit në ‘Camp Nou’ është me rëndësi jetike nëse klubi dëshiron edhe më tutje të luftojë për të qenë në krye të Evropës.

“Shpresoj dhe dëshiroj që Leo të jetë me ne edhe një kohë të gjatë, pasi ai është baza e të gjitha sukseseve tona të deritashme. Kjo është dëshira ime e vetme”, ka theksuar Iniesta në një intervistë për portalin e FIFA-s. Edhe pse klubi katalonas ka realizuar 11 fitore të njëpasnjëshme në të gjitha garat, në muajt e fundit ka hasur vështirësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fillimisht u ballafaqua me akuzat për transferim jo të rregullt të Neymarit, pastaj në ndalesën për transferimin e futbollistëve deri në verën e vitit 2016 dhe në fund edhe me zërat për përçarje brenda skuadrës. Iniesta e pranon se kohët e fundit ka qenë e vështirë të përqendrohen vetëm në gjëra që kanë të bëjnë me lojën e futbollit.

“Kur ekziston një presion aq i madh nga të gjitha anët nuk mund të mendoni vetëm për gjërat në fushën e lojës. Mundoheni t’i injoroni gjithçka çfarë ndodh jashtë fushës, por kjo është e vështirë. E dimë se jemi në një klub i cili vazhdimisht është në llupën e opinionit, por të gjithë ata tituj të gazetave s’do mend se mund t’iu shpërqendrojnë. Ekzistojnë shumë mendime për të gjitha ato gjëra, por kur nuk na ecën mirë duhet të bazohemi edhe në to.

Mënyra e vetme për ta kënaqur publikun dhe opinionin e përgjithshëm është që të luajmë futboll tërheqës dhe të fitojmë. Në këtë mënyrë e tërheqim vëmendjen në gjërat e mira të cilat ndodhin në fushën e gjelbër”, ka shtuar Iniesta. Barcelona pas 23 javësh të zhvilluara në Primera Division ndodhet në pozitën e dytë, me vetëm një pikë ngecje ndaj Real Madridit.

ME TE LEXUARAT