Humbja e penalltisë nga Messi, "furtunë" tek Barcelona

Sport

messi20156Lionel Messi është një nga sulmuesit më të mirë në historinë e futbollit, por ai një pikë të dobët e ka, gjuajtjen e penalltive.

Ylli argjentinas nëse do të shënonte nga pika e bardhë ndaj Manchester Cityt, do të mund të vuloste kualifikimin e Barcelonës. Nëse u referohemi shifrave, Messi, Barça dhe tifozët duhet të shqetësohen, pasi argjentinasi ka dështuar 4 herë nga 7 tentimet e fundit që ka goditur penalltitë. Rekordi i 11-metërshave të humbur në botë, është 5 dështime në 10 takime dhe vetëm Thierry Henry dhe Ruud van Nisterlooy kanë zhgënjyer më shumë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trajneri Luis Enrique e bëri të qartë se argjentinasi është gjuajtësi i parë i penalltive, por nëse synon që në karrierën e tij të shënojë të parin rekord negativ, duhet patjetër të ndryshojë. Nëse bëhet një krahasim me rivalin e tij të përhershëm, Cristiano Ronaldon, ky i fundit nga 59 penallti, ka realizuar 54, kurse Mesi ka shënuar 46 për të njëjtin numër goditjesh. Në karrierën e tij, “Pleshti” ka humbur 13 penallti. Nga këto, 2 janë gjuajtur jashtë, 2 mbi traun e portës dhe 9 janë pritur nga portierët rivalë. Gjashtë 11-metërshat e fundit të pritur nga gardianët rivalë, Messi i ka gjuajtur në të djathtë të tij (të majtë të portierëve).

Gjithsesi, goditja në të djathtë të tij është e preferuara e argjentinasit pasi në karrierën e tij, ai në këtë krah ka gjuajtur 37 herë, ku ka shënuar 29 gola (7 të pritura e 1 mbi tra). Në të majtë të tij, argjentinasi ka gjuajtur 21 herë, ku ka realizuar 16 gola (2 të pritura, 2 jashtë e 1 mbi tra). Sulmuesi është 100% i saktë kur gjuan në qendër të portës, ku të vetmen herë që ka goditur aty, ka shënuar.

ME TE LEXUARAT