Homoseksuali i shpëton hedhjes nga kati i 7, ekzekutohet me gurë

Soft

homoseksuali2015Homoseksualiteti nuk tolerohet dhe ndëshkohet në format më të dhunshme të mundshme nga ekstremistët e ISIS-it.

Një burrë, që besohet se ishte rreth 50 vjeç u hodh nga kati i shtatë i një ndërtese në qytetin Tal Abyad në Siri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me qendër të Londër tha se ‘krimi’ i viktimës ishte një marrëdhënie homoseksuale që kishte.

Pavarësisht lartësisë ai mundi t’i mbijetojë rënies dhe në një moment të dytë shihet i ulur në shesh i rrethuar nga luftëtarë të ISIS-it. Këta të fundit pasi qendrojnë për pak momente e qëllojnë me gurë për vdekje.

Ky ishte rasti i dytë i ekzekutimeve të këtij lloji brenda këtij muaji. Në një rast të mëhershëm në territoret e kontrolluara prej xhihadistëve në Irak një i ri gjeti vdekjen pasi u hodh nga një ndërtesë shumëkatëshe.

ME TE LEXUARAT