Gratë e luftëtarëve ISIS abuzohen dhe dhunohen barbarisht

Bota

xhihadAktivistët sirianë thonë se në Raqqa, universitetet janë mbyllur nga ISIS dhe gratë janë të ndaluara që të udhëtojnë në qytete të tjera për të studiuar. Militantët vihen në kërkim të grave pasi vënë nën kontroll një zonë të qytetit. Më pas ata martohen me gratë myslimane dhe i privojnë ato nga udhëtimet, apo puna pranë një të afërmi pa praninë e një mashkulli.

Një nga aktivistët e organizatës RBSS, Abu Mohammed Hussam, i cili jeton jashtë Raqqa-s, thotë se gratë që qëndrojnë pranë kujdestarëve meshkuj ngacmohen seksualisht në mënyrë të vazhdueshme. Ai tregon se vajzat dhe gratë të moshës 9 deri në 50-vjeçare, dërgohen në "qendrat e edukimit" për të mësuar Kuranin dhe se si të jenë gra të mira.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hussam ka folur me tri gra që i përkasin moshës 19-29 vjeç, të cilat janë abuzuar seksualisht nga militantët e ISIS. Një grua i tha atij se, ajo ishte shtruar në spital pasi një luftëtar e kishte detyruar të martohej duke e sulmuar seksualisht.

“Disa nga gratë thonë se luftëtarët e huaj janë më keq, si kafshë. Disa nga ata kërkojnë gjëra të çuditshme. Ata kërkojnë që të martohen më vajza të reja”, thotë Hussam për “The Indipendent”.

ME TE LEXUARAT