Gotze: E pamundur që të arrish nivelin e Messit

Sport

gotzePavaresisht elozheve te seleksionerit te Gjermanisë, Joachim Low, se ai eshte me i mire se Lionel Messi, Mario Gotze i Bayern Munichut është shume më realist se seleksioneri. Ai mendon se është e pamundur për ta arritur nivelin e yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

“Messi ka treguar gjatë gjithë karrierës te Barcelona se është në një nivel tjetër. Thjeshtë, ju nuk mund të më krahasoni me Lionel Messin”, ka deklaruar Gotze për gazeten gjermane Bild.

“Ai ka arritur aq shumë dhe ka shkuar shumë larg sa është gati e pamundur për të arritur nivelin e tij. Messi është diçka e veçantë dhe thjesht një lojtar i jashtëzakonshëm”, ka theksuar ai.

ME TE LEXUARAT