Gjermania: Nuk do të japim azil për asnjë shtetas nga Kosova

Kosovë&Rajon

ambasadorja-gjermaneAmbasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets i ka porositur qytetarët e Kosovës që të mos e marrin rrugën e migrimit.

Gjatë një takimi që pati mbrëmë me kryetarin e Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ajo bëri të ditur se shteti gjerman sa i për ketë migrimit ka marr një varg masash të cilat do të japin efektet shumë shpejtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“E di që është e vështirë t’a ndërtosh një shtet nga zeroja. Qeveria e re, e ka kuptuar shumë qartë arsyet që po i shtyn njerëzit me këto lëvizje dhe janë të gatshëm për marrjen e masave për kosovarët. Nuk është zgjidhje që të ikësh, duhesh t’i përmbledhësh të gjitha forcat dhe të përvishemi punës për ta ndërtuar atë shtet që keni pasur dëshirë ta keni”, është shprehur ambasadorja Viets.

Ajo gjatë kësaj vizite në Ferizaj është shoqëruar edhe nga ministrja e shtetit të Baden Wutenbergut, Silke Krebs, dhe ministri për çështje federale, evropiane e ndërkombëtare Peter Friedrich. Ministrja Krebs, vizitën e saj këtu e ka lidhur pikërisht me migrimin e kosovarëve në shtetin gjerman. Ajo ka thënë se qëndrimi ynë është qartë, dhe se Gjermania nuk i pranon kërkesat për azil të asnjë qytetari.

“Ne kemi ardhur që të tregojmë se neve po na ngushtohet vendi dhe nuk kemi vend për mirëpritje, për azilkërkuesit dhe faktikisht duam të shprehim qartë se kërkesat për azil nuk pranohen në Gjermani, për aq sa nuk ekziston arsyeja për përndjekjeje e cila është arsyeja kryesore për njohjen e azilit. Ne po ashtu erdhëm të shohim se sa po ndikon kjo ikje edhe në ekonomi e vendit tuaj, sa po shkatërrohet ajo”, tha Krebs.

Edhe ministri, Peter Friedrich, është shprehur se rruga e azilit nuk është zgjidhje sepse sipas tij ta lëshosh vendin nuk është përfundimi i problemeve.

“Prandaj duam t’a potencojmë se nuk ka njohje të azilit dhe kërkimi i azilit nuk është rrugë drejt Evropës. Rruga e ardhme e Kosovës është drejt Evropës dhe Kosova ka një vend atje prandaj jemi të lumtur që e diskutuam këtë dhe të bashkëpunojmë dhe ta marrim këtë rrugë bashkërisht drejt Evropës, kjo rrugë do të arrihet përmes bashkëpunimeve të përbashkëta”, Friedrich.

Në anën tjetër, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur se teme kyçe e takimit ishte problemi që po ballafaqohet Ferizaj dhe Kosova në përgjithësi lidhur me migrimin ilegal të kosovare drejt shteteve evropiane.

“Në të njëjtën kohë mësuam për të gjitha masat që ka ndërmarr shteti gjerman dhe ne veçanti Landi i Baden Wunterbergut për kthimin e refugjateve ne vendin e tyre, por që kthimi i tyre nuk do të ndodh me shpejtësi marramendëse. Ne në takim thamë që ata do të kthehen më të varfër se sa ishin deri sa morrin rrugën e mërgimit. Ne biseduam edhe për marrjen e të gjitha masave për ndalimin e kësaj dukurie duke përfshirë këtu edhe mundësinë për punësimin sezonal të qytetarëve tanë në Gjermani, për punësime të përkohshme dhe për kthimin e tyre në mënyrë që masat që do të ndërmerren, do të jenë të nevojshme për krijimin e një stabiliteti ekonomik në Kosovë, si parakusht edhe për thithjen e investimeve nga jashtë si domosdoshmëri e kohës dhe si përpjekje tona për parakushte për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian aty ku ne e kemi synimin”, tha Sfarqa.

Ndryshe, në këtë takim janë diskutuar edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit në sfera të ndryshme

ME TE LEXUARAT