Gjatësia e gishtave tregon karrierën e grave

Soft

gishta-graZgjedhja e karrierës tek një grua është e lidhur me gjatësinë e gishtave të saj , sipas një studimi .

Gratë që gishtin tregues e kanë më të shkurtër në krahasim me gishtin e unazës kishin më shumë gjasa që të kene atë që është konsideruar si një punë tradicionalisht mashkullore, të tilla si një avokate ose një menaxhere në industri, zbuluan studiuesit. Dhe ato që gishtin tregues e kanë më të gjatë se gishtin e unazës kishin më shumë gjasa për t'u punësuar dhe për të pasur një karrierë me stereotipe femërore, të tilla si infermiere apo mësimdhënie në shkollë fillore. Ky raport i gishtave i njohur me raportin 2D : 4D është i lidhur me sasinë e testosteronit ( hormon mashkullor ) që fetusi është i ekspozuar në mitër.

Ato me një raport 2D: 4D më të shkurtër kanë qenë të ekspozuar ndaj më shumë testosteroneve sesa ata me një raport 2D:4D më të gjatë. Për këtë studim, hulumtuesit nga Universiteti Kombëtar i Kërkimit në Rusi kanë analizuar të dhënat nga 1.500 meshkuj dhe femra, gishtat e të cilëve janë matur duke përdorur matës dixhitalë.

Ata gjetën dallime të mëdha në raportin 2D : 4D dallime janë vërejtur vetëm për gratë dhe kryesisht për dorën e majtë .

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT