Gashi: Gjykata Speciale, Tribunal i vogël

Kosovë&Rajon

gashAvokati Tomë Gashi, ka thënë për RTK-në se Gjykata Speciale nuk do të punojë nën juridiksionin e Kosovës. Projektligji për Gjykatën Speciale është shumë i dëmshëm për Kosovën. Kështu i tha RTK-së avokati dhe eksperti i çështjeve juridike Tomë Gashi. "Po të isha në vendin e Ministrit të Drejtësisë nuk do ta nënshkruaja këtë ligj", ka thënë avokati Gashi, i cili ka shtuar se në dhjetë rastet të cilat do të merret Gjykata Speciale, mund të jenë të përfshirë si të akuzuar dhjetëra drejtues të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai i ka quajtur të pavërteta deklaratat e zyrtarëve kosovarë të cilët kanë thënë se kjo gjykatë do të punojë nën juridiksionin e Kosovës.

“Emërimit si dhoma të posaçme ka qenë me kërkesë e drejtuesve kosovarë për të treguar se janë formalisht kinse nën sistemin e Kosovës, por në të vërtetë këto dhoma të Gjykatës Speciale nuk janë pjesë e sistemit të Kosovës dhe si të tilla do të veprojnë jashtë juridiksionit të Kosovës”. Ai ka thënë se Gjykata Speciale do të jetë një Tribunal i vogël i Hagës. “Gjithçka që është në këtë draft-ligj, është copy-paste e Tribunalit të Hagës”, ka thënë Gashi. Sipas tij, në këtë gjykatë ka gjasa që disa pjesëtarë të gjykohen edhe për gjoja gjenocid. Gashi ka theksuar se nëse do të ishte deputetë assesi nuk do të votonte pro këtij draft-ligjit mbi të cilin do të themelohet Gjykata Speciale. rtk

ME TE LEXUARAT