Fier, sekuestrohen 108 goma të përdorura kontrabandë

Aktualitet

gomaDega Doganore në Fier ka sekuestruar 108 goma autoveturash të përdorura kontrabandë, të cilat ishin ndaluar me ligj të hynin në territorin shqiptar.

Gomat ishin të fshehura në një kamion me targa AA 320 EL në pronësi të Artur Veliajt, Kamioni kishte në ngarkesë pajisje elektro-shtëpiake të përdorura, me qëllimin e transferimit të banimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kamioni me targat AA 320 EL vinte nga Greqia dhe kishte hyrë transit ditën e sotme nga Dega Doganore e Kakavijës, për tu zhdoganuar më pas në Doganën e Fierit.

Menjëherë pasi janë zbuluar gomat e përdorura kontrabandë në mjet, Autoritetet Doganore kanë kryer veprimet përkatëse duke sekuestruar mallin kontrabandë dhe duke nisur procedurat për vendosjen e penalitetit përkatës për drejtuesin e kamionit Artur Veliaj.

Dogana Shqiptare deklaron se lufta ndaj kontrabandës së mallrave dhe trafiqeve të paligjshme do të jetë e vazhdueshme dhe pa kompromis.

ME TE LEXUARAT