Fier, 600 banesa nën ujë, grumbullimi i ujit, mund të hapet HEC-i i Banjës

Aktualitet

permbytjeee2015Vazhdon te jete e rende situata e krijuar nga permbytjet ne disa zona te vendit, kryesisht ne Fier dhe ne Vlore.  Ministria e Brendshme deklaroi se mbi 600 shtëpi janë vënë në rrezik nga dalja prej shtratit e Vjosës, Semanit dhe Drinos.

Policia ka thene se deri pas mesditës janë evakuuar mbi 250 familje ndërsa operacioni vijon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rreth 1200 banesa janë të rrethuara nga uji në Novoselë, ndërsa përmbytje ka edhe në Berat, Elbasan, Fier e Gjirokastër, Përmet, ku prurjet e lumenjeve kanë qenë të mëdha.

Ministria e Brendshme deklaroi se po shikohet  mundësia e hapjes së portave të HEC – it të Banjës pasi ka prurje të shumta në liqen, e për pasojë mund të përmbyten tokat bujqësore e banesat përreth.

Diten e sotme në Fier janë evakuuar 110 familje në Levan dhe 30 të tjera në Frakull 30 familje, ndërsa 2 helikopterë janë nisur për t’u ardhur në ndihmë 7 banorëve të bllokuar.

ME TE LEXUARAT