Kliko per me shume info

Elbasan, 10 mijë banorë të fshatrave të komunës Gjinar të izoluar

gjinarVazhdon të jetë i bllokuar aksi i vetëm që lidh Elbasanin me komunën Gjinar apo siç njihet ndryshe zona e Shpatit, në vendin e quajtur Shelcan fshat.

Ka rreth dy muaj që ky aks rrugor ka qenë tejet i amortizuar edhe pse është rindërtuar rreth katër vjet më parë.

Zona e Shpatit e cila njihet si një zonë turistike si nga resurset natyrore por edhe historike që ka, tashmë është thuajse e bllokuar dhe e pakalueshme.

Policia ka ndaluar qarkullimin në këtë aks, pasi rreth 500 metra rrugë është tejet e shkatërruar, si pasojë e rënies së trupit të rrugës rreth 60 centimetra.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëherëshme të kësaj rrugë, pasi sipas tyre janë rreth 10 mijë banorë të fshatrave të komunës Gjinar që kanë mbetur të izoluar dhe nuk kanë tashmë asnjë kontakt me qytetin.

Për to problem përbëjnë emergjencat, rastet e sëmundjeve të cilët këto ditë të vështira të motit janë detyruar që ti mbajnë të afërmit e tyre në krahë dhe të kalojnë trupin e rrugës, e më pas të gjejnë mjete të rastit për të transportuar të afërmit në spital.

Por banorët shprehen se dhe kjo situatë është e pa justifikueshme. Tashmë ata luten për një mot më të mirë, me qëllim që firma kontraktore të nisë punimet për restaurimin e rrugës e cila ka dy muaj që është prishur tërësisht.(atsh)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>