Edhe një natë e rëndë për Kosovën, vazhdojnë ikjet

Kosovë&Rajon

ksKosova dita ditës po zbrazet, e këtë më së miri po e tregojnë pamjet e stacioneve të autobusëve në qytetet e ndryshme të Kosovës, të cilët çdo natë janë të stërmbushur nga qytetarët të cilët po nisën për në vendet e perëndimit. Mbrëmë në stacionin e autobusëve në Prishtinë ishin diku afro 800 kosovarë të cilët po prisnin që të merrnin rrugën për jashtë Kosovës, transemton Indeksonline. Para pak orësh nga Prishtina drejt Beogradit janë nisur katër autobus të mbushur plot me kosovarë të cilët po e lëshojnë Kosovën në kërkim të një jete më të mirë në vendet e perëndimit. RTK

ME TE LEXUARAT