Ed Sheeran fiton çmimet kryesore në BRIT Awards

Showbiz

eedEd Sheeran është fituesi kryesor i ndarjes së çmimeve britanike për muzikën. Sam Smith e Taylor Swif kanë fituar gjithashtu.

Këngëtarët shumë të suksesshëm britanik, sidomos vitin e fundit, kanë marrë të gjitha çmimet më të rëndësishme në ceremoninë e BRIT Awards të mbajtur në Londër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sheeran ka arritur të shpallet artisti më i mirë mashkull dhe ka marrë çmimin kryesor të mbrëmjes, atë për albumin më të mirë ‘X’ për shkak të suksesit shumë të madh që po shënon ky album, transmeton koha.net.

Këngëtari gjithashtu ka performuar në skenë, pak momente pasi ka fituar çmimin e parë, që i është dhënë nga Rita Ora e Orlando Bloom.

Taylor Swift është shpallur artistja më e mirë e huaj ndërsa Sam Smith është nderuar me çmimin për suksesin global.

ME TE LEXUARAT