Përplasje me armë në zyrat e ALUIZNI në Durrës, një i plagosur

Aktualitet

aluizni-durresAmbientet brenda zyrave të ALUIZNI-t ne Durres kanë qenë plot me qytetaret kur disa persona u konfliktuan me armë mes tyre.

Dy persona fillimisht u perleshen me fizikisht, por me pas njeri prej tyre nxori pistoleten.

Si pasojë e ngjarjes, per fat nuk pati viktima, ndonëse një person mbeti i plagosur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka bërë me dije se Fabjan Gashi eshte i lenduar, por me grushta jo me armë zjarri.

Autori qe qelloi me pistolete, por edhe i demtuari kur mberriten forcat e policise, ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Ne godine pati thyerje xhamash dhe disa deme te tjera te lehta materiale. Ekspertet gjeten vetem nje gezhoje, por nuk sqaruan saktesisht pse dy burrat u perleshen me njeri tjetrin.

Deklarata e policise se Durresit:

Më datë 23.02.2015 ora 11.25 në afersi te zyrave te Aluizmit në lagjen Nr 2 Durrës ka patur në konflikt mes dy shtetasve i cili ka degraduar deri ne perdorimin me armë zjarri.Nuk ka te lenduar por vetem deme materiale, janë thyer xhamat dhe në vëndngjarje është gjetur një gëzhojë.Autori eshte identifikuar, shpallur ne kerkim dhe po punohet per kapjen e tij.

ME TE LEXUARAT