Durrës, gjobiten 9 lokale, shkelën ligjin antiduhan

Aktualitet

cigare-duhanGjatë natës mes së shtunës dhe të dielës, 9 lokale nate në Durrës janë gjobitur për shkelje të ligjit antiduhan dhe mangësi të ndryshme në dokumentacion.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Tatim-Taksave dhe Inspektoriatin e Shëndetit Publik, ka ndërmarrë një aksion mbi kontrollin e lokaleve të natës, gjatë të cilit janë konstatuar një sërë të metash dhe mangësish në dokumentacionet e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana e inspektorëve tatimorë dhe atyre shëndetësorë u vendosën  9 masa administrative për 9 subjekte, me një vlerë totale prej 2 milionë e 900 mijë lekë, nga të cilat 1.4 milionë për shkelje të ligjit antiduhan.

ME TE LEXUARAT