Dorëhiqet ministri i Jashtëm kanadez
Pas 20 vitesh në politikë, ministri i Punëve të Jashtme në Kanada, John Baird deklaroi në Dhomën e Komuneve se ka ardhur koha për të dhënë dorëheqjen.
Mëngjesin e së martës, Baird mbajti një fjalim në Dhomën e Komuneve, duke kujtuar vitet e hershme në legjislaturën e Ontarios, nën drejtimin e ish-Kryeministrit, Mike Harris.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Ndoshta isha pak naiv. I nxitur nga ideologjia, i përcaktuar nga militantizmi kur isha 25 vjeç”, nisi fjalimin e tij Barid. “Mësova shpejt sesi ta bëja dallimin, dallimin real, se nuk mund të përcaktohesh nga militantizmi, as nga ideologjia. Ti duhet të përcaktohesh nga vlerat e tua”, vijoi ai.
Më tej, Baird tha: “Fola me kryeministrin dhe e informova se do të jap dorëheqjen. E informova se nuk do të jem kandidat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në tetor”. Ai nuk dha asnjë arsye për dorëheqjen e tij.
Burime pranë tij thanë se, pas dy dekadash në zyrë, ka ardhur koha që ai të kërkojë alternativa të tjera, me shumë gjasa një punë të re në sektorin privat.