Denada Prifti zgjidhet në bordin e BSH, miratohet ligji për Policinë Ushtarake

Politikë

kuvendiMe votat e mazhorancës miratohet në seancën parlamentare anëtarja e propozuar nga qeveria për postin e mbetur të këshillit Mbikqyrës, zonja Denada Prifti.

Me 76 vota pro, 30 kundër dhe një votë abstenim Denada Prifti plotëson kështu vendin e fundit vakant në kupolën drejtuese të Bankës së Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në diskutimet a jëveve të shkuara për emrin e Guvernatorit të ri, Prifti ishte dhe njëra ndër kandidaturat e mazhorancës për postin e Guvernatorit, një emër që u kundërshtua nga Presidenti

Nishani.

Më pas qeveria ndryshoi ligjin për Bankën e Shqipërisë duke pranuar për anëtarë të këtij këshilli edhe njerëz me shtetësi të huaj, pasi zonja Prifti ka nënshtetësi gjermane.

Në seancë u votua edhe projekligji për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura, një draft që parashikon ristrukturimin e Policisë Ushtarake, duke i dhënë kompetenca më të qarta.

Parlamenti votoi po ashtu për marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe asaj islandeze për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, në shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve. Marrëveshja u votua me 107 vota pro.

Parlamenti votoi po ashtu me 76 vota pro dhe 33 abstenim projekligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis, si dhe miratoi organikën e Autoritetit të Medias Audiovizuale me 75 vota pro dhe 31 kundër .

ME TE LEXUARAT