Dalin me difekte, tërhiqen nga tregu qindra "Jauguar" e "Range Rover"

Teknologji

jaguar-landroverKompania angleze Jaguar e Land Rover ka thënë se do të tërheqë rreth 104 mijë automjete të saj të markave Range Rover dhe Jaguar, në SHBA për shkak të disa problemeve të mundshme.

Jaguar Land Rover, ka thënë se do të tërheqë automjetet e saj pas një vërejtjeje të bërë ditën e premte nga Administrata e Sİgurisë Kombëtare të SHBA-së ndaj kësaj firme në Amerikën Veriore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Jaguar Land Rover ka rikthyer rreth 78 mijë automjete në Amerikën veriore për shkak se në modelet Range Rover tubacionet e frenave të para ka mundësi të shpohen dhe si rrjedhojë mund të çojë në humbjen e alkolit të frenave. Firma ka theksuar se përfaqësuesit e tyre në këto zona do të ndryshojnë këto tubacione falas për klientët e tyre.

Firma ka rikthyer modelin Range Rover dhe Range Rover Sport, prodhim i vitit 2013-2014 pasi në to ekziston mundësia që tubacionet e vakuumit të frenave të mos jenë montuar siç duhet.

Firma në të njëjtën kohë është detyruar të tërheqë edhe 5 mijë copë nga modeli Jaguar XK i prodhimit të viteve 2012-2015 për shkak të problemit të sinjalit anësor të djathtë.

ME TE LEXUARAT