Dalin analizat, Panariti: Jam gati të pi qumësht “Lufra” në konferencë shtypi

Aktualitet

panariti1515Ministri i Bujqësisë ka hedhur poshtë çdo dyshim. Sipas tij, nga analizat e kryera nuk është gjetur asnjë gjurmë e niseshtesë në qumështin “Lufra”.

“Nuk i kam këtu, por do të merrja 3 kuti të produkteve “Lufra” dhe do t’i pija para jush”, tha sot Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti.

Në nje konference para mediave ai garantoi se se produktet që prodhon kompania e qumështit “Lufra” janë 100% natyrale. Në këtë konferencë, ministri u tregoi gazetarëve rezultatet e analizave të bëra në këtë firmë të cilat konfirmonin faktin se asnjë prej prodhimeve të kësaj firme nuk ka gjurmë të niseshtesë.

Panariti shpjegoi se nuk ka asgjë tjetër më të sigurte se produktet që prodhojnë industritë e qumështit të cilat dezinfektojnë të gjithë parazitët që mund të përcillen tek konsumatorët dhe bëhen të rrezikshme. Duke hedhur dyshime për luftë konkurrenciale, ministri i kërkoi prokurorisë të nisë hetimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kompania “Lufra” nga ana tjetër mohon që të ketë mashtruar konsumatorin dhe thotë se këto janë lajme të sponsorizuara nga konkurrenca. Rastet ku kompani të shumta kanë falimentuar për shkak të lajmeve të cilat venë në pikëpyetje cilësinë e produkteve në Shqipëri nuk janë të pakta, mund të përmendet këtu ai i qumështit me aflatoksinë, i perimeve me hormone etj. Ku analizat përfundimtare rezultonin se nuk kishin substanca të dëmshme. Ministri tha se tashmë nuk rrezikohet vetëm mbijetesa e një biznesi por i një zinxhiri fermerësh në Lushnjë.

Lajmi për mashtrim me cilësinë doli nga sekuestrimi i një sasie qumështi pluhur që bëri krimi ekonomik në policinë e shtetit në fabrikën e “Lufrës”.

ME TE LEXUARAT