Big Mama:''Meshkujt më kanë frikë'' (Foto)

Showbiz

bigAjo njihet gjithnjë për stilin crazy që e ka, vitin e kaluar ishte shumë pasive në skenën muzikore sa që fansat u merakosën se nga humbi Big Mama, teksa u shfaq në fundvit tek festivali i Këngës Magjike me një baladë dedikuar Valentinave.

Në një bisedë për ''Indeksonline'', këngëtarja e njohur nga Tetova zbulon të rejat e saja së bashku me një fotosesion krejt ndryshe që i kishte munguar prej kohësh. ''Për momentin jam duke përgatitur disa këngë të reja, në fakt janë tre këngë që të trija do të realizohen edhe me klipe, shpresoj që t'i nxjerr një nga një me radhë sepse janë të tirja duete me emra të njohur të skenës tonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Emrat e tyre nuk do i zbuloj për momentin që të jetë befasi e madhe për publikun dhe fansat e mi, por duke e parë natyrën time crazy që e kam mund të imagjinoni se me kë mund të bashkëpunoj (qesh)'', thekson Bigu e cila është akoma në pritje të princit të bardhë ndërkohë që në një intervistë të fundit kishte theksuar se kalin e ka gjetur ndërsa princin akoma jo.

''Edhe pse jam akoma single kam vendosur që të bëj diçka të bukur për festën e të dashuruarve të paktën për të tjerët sepse për mua nuk mendon askush (qesh), duket se meshkujt më kanë frikë se di pse (qesh), përveç projekteve që jam duke i finalizuar, një fotosesion ndryshe më është dashur prej kohësh sepse nuk kisha realizuar një të tillë prej vitesh, kjo risi vjen si bashkëpunim me fotografët e njohur Ani&Dimi të cilët me idenë e tyre më kanë frymëzuar që të sjell diçka të re tek publiku shqiptarë.

Nuk kam vendosur se ku do të jem për të kënduar për këtë festë por të shohim besoj do jem në ndonjë qytet shqiptarë për të festuar së bashku me të dashuruarit'', shton më tej këngëtarja e njohur e cila thotë se estradës i mungon origjinaliteti.

''Ekziston një krizë në skenën muzikore, krizë identiteti, këngëtarët më shumë po kopjojnë se sa të sjellin diçka të re dhe unike, mundon frymëzimi dhe origjinaliteti, kriza ekziston edhe për mbrëmje dhe koncerte sepse është shtuar shumë numri i këngëtarëve, unë për vete nuk po e ndiej krizën sepse mirë po shkon, por nga ajo që dëgjoj gjithandej ekziston. Indeksonline

ME TE LEXUARAT