Barcelona kërkon mesfushorin e Manchester United

Sport

juanmataBarcelona nuk mund të firmosë me asnjë futbollist gjatë merkatos së ardhshme pasi është pezulluar nga Fifa, megjithatë dicka e tillë nuk e ndalon klubin katalanas të projektojë goditjet për Janarin e vitit 2016. Sipas asaj që raporton El Mundo Deportivo drejtuesit e Barcës kanë hedhur vështrimin nga mesfushori spanjoll i Manchester United, Juan Mata.

Emri i futbollistit 26-vjecar shfaqet sërish në listat e transferimeve që dëshiron të bëjë Barcelona, pasi për Matën katalanasit kanë shfaqur interes edhe në të shkuarën. Pikërisht në vitin 2010 drejtori sportiv i asokohe te blaugranat ishte shumë pranë blerjes së tij nga Valencia por në fund ky transferim nuk u krye ndërsa në 2011-n Mata kaloi te Chelsea. Ariedo Braida dhe Carles Rexach dy njerëzit që janë emëruar vetëm pak ditë më parë nga presidenti Josep Maria Bartomeu si personat  përgjegjës që do të merren nga afër me merkaton e Barcës kanë nisur tashmë nga puna.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Janarin e vitit 2014 ish lojtari i Valencias u transferua nga Chelsea te Manchester United për shumën e 47 milionë Eurove, por Mata nuk është i lumtur me eksperiecën në Old Trafford dhe do ta pranonte krahëhapur një rikthim në Spanjë aq më tepër kur bëhet fjalë për të mbrojtur ngjyrat e një skuadre legjendare si Barcelona.

Trajneri i katalanasve Luis Enrique beson se mund ta shndërrojë Matën në një Xavi të ri për mesfushën e Barcës dhe ky mund të jetë një faktor përcaktues, për kalimin e 26-vjecarit në Camp Nou. Por nëse Mata me praninë e tij do të ndihmonte teknikisht Barcelonën, blaugranat po mendojnë të afrojnë në ekip edhe një mesfushor të fortë dhe të ri në moshë. Opsioni ideal do të ishte Paul Pogba i cili vazhdon të mbetet një pikë e dobët për trajnerin Luis Enrique. Ky fundit e ka projektuar Barcën e të ardhmes me Matën dhe Pogbanë në mesfushë.

ME TE LEXUARAT