Armando Vajushi transferohet në Serinë A

Sport

vajushi2015Armando Vajushi eshte nje lojtar i Chievos. Mesfushori shkodran me ne fund ka zgjidhur te ardhmen e tij te cilen do ta vazhdoje ne Serine A duke shtuar rradhen e futbollisteve shqiptare qe luajne ne kete kampionat.

Vajushi dhe Chievo lidhen nje bashkepunim per 3 vite e gjysem se bashku. Tek Chievo, Vajushi do te perfitoje 400 mije euro ne sezon dhe ne total te ardhurat e tij per 3 vite e gjysem shkojne ne 1 milion e 400 mije euro se bashku me bonuset e tjera qe perfiton lojtari.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ishte presidenti Luca Campedelli dhe lojtari qe zyrtarizuan kete marreveshje pasditen e te henes, pas nje tratative qe ka zgjatur me shume se dy muaj per shkak edhe te rezistences se klubit bullgar te Litex ndaj sulmuesit shkodran.

Megjithate pas nje kembengulje te gjate te Vajushit, me ne fund eshte arritur akordi ne limitet e merkatos dimerore dhe Vajushi do te federohet ne ditet ne vazhdim me klubin veronez.

Chievo momenatlisht gjendet ne pozita te veshtira ne klasifikim ku renditet ne zonen e ftohte me 18 pike ne vendin e 18-te dhe i duhet te luftoje per nje vend titullari me Paloskin, Pelisier, Mexhorinin dhe Ruben Boten.

23 vjecari shihet gjthashtu si nje sulmues i te ardhmes tek Kievo ku edhe pse mundesite per tu aktivizuar mund te jene te pakta ne keto muaj te mbetur, ai pritet te jete nje lojtar i rendesishem tek Kievo duke nisur nga sezoni i ardhshem.ssport

ME TE LEXUARAT