Apple zëvendëson aplikacionin iPhoto në Mac me një të ri

Teknologji

AP-300x200Aplikacioni Photos për sistemin operativ OS X është libraria moderne e ruajtes së fotove që Apple ka ndërtuar posacërisht për kompjuterat Mac. Ditën e djeshme bëri debutimin e saj duke zëvëndësuar kështu iPhoto. Sipas kompanisë kjo librari do të jetë e disponueshme për zhvilluesit që nga dita e sotme. Libraria do të ndiqet dhe nga një version ueb publik dhe produkti final do të jetë i aksesueshëm nga përdoruesit me anë të një përditësimi duke filluar që nga pranvera e këtij viti.

Kompania deklaroi vitin e kaluar se nuk do të vazhdonte më të zhvillonte librarinë saj të Mac, iPhoto, dhe aplikacionin e modifikimit të fotove Aperture. Në vend të tyre Apple deklaroi se do të sillte për konsumatorët produkte të reja të lidhura ngushtë më shërbimin cloud të kompanisë. Por çfarë mund të prisni ju nga aplikacioni Photos? Një librari të pastër, intuitive për fotot tuaja të kombinuar me zgjidhje të thjeshta cloud backup dhe vegla të përdorshme modifikimi. Aplikacioni ka pothuajse të njëjtën pamje me aplikacionin Photos në iOS dhe do të jetë shumë e thjeshtë për përdorim duke qënë se është i organizuar në katër ndarje. Fotot në të do të ruhen në një renditje kronologjike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Photos gjithashtu ofron një sinkronizim të fuqishëm mes pajisjeve Apple, për shembull nëqoftëse ju shkrepni një foto me iPhone, ajo do të transferohet dhe në aplikacionin Photos në më pak se 30 sekonda. Madje edhe fotot që editohen në kompjuterat Mac ruajnë ndryshimet dhe në iPhone. Duhet të pranojmë që libraria aktuale iPhoto nuk është cilësuar kurrë si një nga produktet më të mirë të Apple. Vit pas viti ai dukej më i ngadaltë dhe më pak koherent me smartfonin. Ndërkohë që versioni i ri Photos për OS X do të njihet më shumë për shpejtësinë dhe ndërveprimin direkt me pajisjet e tjera OS.

ME TE LEXUARAT