Albin Kurti: Pavarësia e Kosovës, as e plotë, as e vërtetë

Kosovë&Rajon

albin-kurti14Pavarësia e Kosovës nuk është as e plotë e as e vërtetë. Kosova është e pavarur vetëm në letër, por jo edhe në realitet, thotë lideri në largim i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Në një intervistë përballë politologut Janusz Bugajski, realizuar në Prishtinë, Kurti shprehet: “Ne kemi shpallur pavarësinë para shtatë vjetëve, por pavarësisë sonë i mungon në njërën anë sovraniteti dhe integriteti territorial, e në anën tjetër zhvillimi ekonomik që to të sillte mirëqenie për qytetarët”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Kurtit, sfida të pazgjidhura nga asnjë qeveri e deritanishme në Kosovë mbeten papunësia shumë e madhe por edhe qyteti i ndarë i Mitrovicës.

“Kur t’i zgjidhim këto dy probleme”, thekson Albin Kurti, “kjo do të jetë më e rëndësishme se sa vetë shpallja e pavarësisë”, transmeton koha.net.

Pyetjes së Bugajskit mbi vendimmarrjen në politikën e brendshme dhe të jashtme të shtetit të Kosovës, Kurti i përgjigjet: “Nuk është e plotë sepse EULEX-i ka zëvendësuar UNMIK-un, siç ndikimi i BE-së ka zëvendësuar ndikimin e UN-it, por ne vazhdojmë të mbesim në paradigmën e njëjtë të stabilitetit afatshkurtër politik, në vend të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik”.

“Njerëzit nga EULEX-i kanë imunitet nga ndjekja penale, kanë kompetenca ekzekutive, nuk e njohin pavarësinë tonë. Ne nuk kemi asnjë rast të vetëm kur një zyrtar i EULEX-it i raporton institucioneve të Kosovës. Nuk i raportojnë Parlamentit, përfaqësuesve të zgjedhur të popullit. Dhe sërish, si UNMIK-u, kanë kujdes që në Kosovë të kemi paqe dhe siguri, por jo edhe aq drejtësi dhe demokraci. Kjo është vërtetë e pikëllueshme, pas 16 vjetëve të çlirimit, të duket sikur kanë kaluar 16 javë dhe jo 16 vjet”, ka theksuar mes tjerash Kurti.

ME TE LEXUARAT