Akuzat e PD, Beqaj: Prokuroria të hetojë pretendimet për barin fals

Politikë

Ministria-e-ShendetesiseMinistri i Shëndetësisë ripërsërit thirrjen publike ndaj Prokurorit të Përgjithshëm që të nisë menjëherë hetimin e akuzës së Partisë Demokratike për barin fals.

"Kjo nuk është një çështje e thjeshtë dhe nuk mund të kalojë si pjesë e koncertit të përditshëm politik të shpifjeve të PD-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është një çështje që prek psikologjikisht qytetarët dhe akuza e PD-së nxit panikun ndaj shërbimit spitalor në Shqipëri.

Ministri i Shëndetësisë përsërit, po ashtu, se në këtë akuzë nuk ka asnjë të vërtetë tjetër përveç faktit se PD-ja po sillet përditë me qytetarët si i mbyturi që kërkon të të mbysë", thuhet në reagimin e ministrisë së shëndetësisë pas deklaratës së deputetes Albana Vokshi.

 

ME TE LEXUARAT