Akullorja që u shit për 820 dollarë

Soft

akullorjaaaDubai është qyteti i shpenzimeve marramendëse dhe nuk kishte se si të mos ndodhte e njëjta gjë edhe për këtë akullore.

Akullorja e rrallë shitet për 820 dollarë, por mos prisni ndonjë gjë të madhe, është sa një akullore në një gotë normale. Për prodhimin e saj u deshën plot pesë javë dhe në pjesën e sipërme ka ar 23 karatësh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Akullorja është e përbërë nga vanilje Madagaskari, zhardhok kërpudhash italian dhe shafran iranian duke dhënë një shije të veçantë dhe perfektë.

Konsiderohet si akullorja më e rrallë dhe më e shijshme në mbarë botën. Tasi i saj është ndërtuar nga Versace dhe nuk mund t’a hash në një tas normal plastik. Gjëja pozitive është se pasi të hani akulloren mund të mbani për vete tasin dhe lugën.

“Akulloret e zakonshme kanë një çmim shumë të ulët, ndaj unë mendova të krijoja këtë akullore duke parë tendencën e klientëve tanë që kishin aspirata për gjëra më të mira dhe ishin të gatshëm të paguanin”, tha prodhuesi i kësaj akullore, Zubin Doshi, pronari i një kafeneje mjaft të njohur në Dubai.

ME TE LEXUARAT