100 gra nga Gjermania kanë shkuar në zonat e luftës në Siri dhe Irak

Bota

isisRreth 100 femra nga Gjermania kanë vajtur për të mbështetur bashkëshortët e tyre ose për të luftuar në Irak dhe Siri.

Revista Der Spiegel duke e bazuar në lajmin e njësisë gjermane të sigurisë ka raportuar se afërsisht 100 femra të moshës 16-27 vjeç kanë vajtur në rajonet e luftës, shkruan AA.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Revista thekson se gratë të cilat pretendohen se kanë vajtur në rajonet e luftës ose janë radikalizuar nga burrat e tyre ose disa duan të martohen me luftëtarët radikalë që janë njohur në internet. Ndërsa më shumë se gjysma e grave në fjalë janë larguar verën e kaluar nga Gjermania për në rajonet e luftës.

Njësitë e sigurisë, theksojnë se gratë të cilat mbahen nga ISIL si "turiste të privilegjuara", ato përdoren si spiunë dhe kamikazë sepse kontrolli ndaj tyre në pikat e kontrolleve është më i ulët.

Edhe Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere kishte theksuar se deri tani nga Gjermania kanë udhëtuar afërsisht 600 persona për të marr pjesë në luftimet e ISIL. Gjithashtu në njoftim thuhej se ky numër mund të jetë rritur në krahasim me muajin e kaluar dhe se janë duke monitoruar afërsisht 100 shtëpi që përdoren si celula

ME TE LEXUARAT