Zyrtare, Podolski tek Inter, ja cfarë thotë Mancini

Sport

podolski-interLucas Podolski do të jetë përforcim i madh për Interin. Kështu është shprehur trajneri i Interit, Roberto Mancini, pas mbërritjes së kampionit të botës të premten në Milano, ku pritet që të nënshkruajë marrëveshjen e huazimit me Interin.

Podolski do t’i nënshtrohet vizitës mjekësore të shtunën dhe pritet që të aktivizohet për herë të parë me fanellën e Interit të martën në ndeshjen ndaj kampionëve në fuqi të Juventusit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I shpallur kampion i botës në 2014 me Gjermaninë, sulmuesi 29-vjeçar nuk ka luajtur asnjë ndeshje në kampionatin e Anglisë këtë sezon.

-Unë e njoh atë shumë mirë si një lojtar, pasi e kam ndjekur atë edhe në kohën kur ishte tek Bayern Munich. Ai do të jetë një përforcim i madh për ne, – ka deklaruar trajneri Mancini.

ME TE LEXUARAT