Zbardhet plagosja në Lezhë, polici qëlloi veten gabimisht me armën e shërbimit

Aktualitet

policia-shtetitZbardhen rrethanat e plagosjes me armë të ndodhur në Lezhë pasditen e të dielës ku një 35-vjecar mbërriti i qëlluar me armë në spital.

Mësohet se shtetasi Ervin Rajta i dëmtuar nga ngjarja është efektiv policie.

Ai është plagosur ditën e djeshme pa dashje në mënyrë aksidentale me armën e tij të shërbimit të cilën e mbante me vete në një cantë.

Policia e Lezhës ka thënë se më 11 janar rreth orës 18.35 ka shkuar i plagosur në spitalin rajonal punonjësi i policisë së Elbasanit Ervin Rajta, 35 vjec, banues në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga hetimet ka rezultuar se plagosja ka ndodhur me armën e shërbimit e cila ka shkrepur ndërsa mbahej nga efektivi në një cantë klhaqeqafë.

ME TE LEXUARAT