Zbardhen përgjimet e bandës, si vendoseshin bombat me celularë në Durrës

Aktualitet

tritoli2014Katër persona të arrestuar ne Durrës me akuzën e mbajtjes dhe montimit të bombave me telekomandë, kanë dalë sot para gjykatës së krimeve të rënda.

Shtetasit e arrestuar tri ditë më parë në Durrës, Febius Dauti, Dashnor Dumani, Asllan e Bledar Plaku sipas prokurorisë, ranë në pranga pas përgjimeve telefonike ndaj tyre.

I arrestuari Febius Dauti ka pranuar se me 3-4 shokë vendoste eksploziv me porosi.

“Eksplozivin e vendosim në makina, komisariate policie, shtylla tensioni kundrejt shpërblimit me para”, është përgjuar të ketë thënë Febius Dauti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘Ka persona të tjerë që kanë porositur tritol që më kanë borxh 16 mijë Euro”,mësohet të ketë thënë i arrestuari si montues bombash me telekomandë në Durrës.

ME TE LEXUARAT