Vucic: E dimë kush e solli dronin në Beograd, ai flamur u ngrit tek kryeministria në Tiranë

Aktualitet

rama-vuciccc1Fluturimi i dronit me flamurin me simbole shqiptare dhe nje harte te Shqipërisë etnike në stadiumin e Beogradit është komentuar sërish nga kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç.

Në një intervistë për gazetën austriake Die Presse, i pyetur rreth hetimeve për këtë çështje, numri një i qeverisë në Serbi ka thënë se të dhënat që janë siguruar nga hetimi janë emra shqiptarë, por ka refuzuar të flasë për këtë duke e cilësuar si një tension tashmë të zgjidhur.

“Po, kemi emra, emra shqiptarë. Këta njerëz erdhën nga Italia dhe kanë marrë një dhomë pranë stadiumit. Ishte e organizuar dhe e përgatitur shumë mirë. Por ne e kemi zgjidhur këtë çështje. Unë e kam takuar dy herë kryeministrin shqiptar që atëherë dhe kemi nënshkruar marrëveshje të rëndësishme. Thjesht duhet të imagjinoni këtë: Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç shkojnë së bashku në Bruksel dhe kërkojnë mbështetje për projekte të përbashkëta! Kjo do të ndodhë sivjet”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke folur për Shqipërinë e madhe, Vuçiç tha se Beogradi zyrtar i qëndron deklaratës se Shqipëria e madhe është ende një kërcënim për rajonin.

“Unë e kam parë këtë flamur jo vetëm në stadiumin e Beogradit, por edhe në murin e selisë së kryeministrit të Shqipërisë. Është një flamur shumë i përhapur në zonat e banuara nga shqiptarët. Nëse do thoshte që nuk jam i shqetësuar, nuk do i merrja gjërat seriozisht. Por racionaliteti dhe arsyeja do të mbizotërojnë dhe askush nuk do ëndërrojë për krijimin e një Shqipërie të Madhe. Kështu shpresoj unë të paktën”.

Lidhur me qëndrimet e tij ne konferencën e përbashkët për shtyp, Vuçiç tha se në takimin me dyer të mbyllura me Ramën në Beograd nuk është folur fare për Kosovën. Ai shtoi se reagimi i tij ka qenë i natyrshëm.vizionplus

ME TE LEXUARAT