Vrasja e vëllezërve nga Elbasani në Holandë, arrestohet autori i dytë

Aktualitet

te-vrare-holandeNe Holande policia njoftoi se një tjetër person i dyte është arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen e 2 vëllezërve në Elbasan më 15 janar 2015 në Hollandë.

Mediat duke iu referuar policisë vendase shkruajnë se 24 vjeçari edhe ky shqiptar është arrestuar në Slloveni javën e kaluar pas hetimeve shtese qe u kryen ne lidhje me vrasjen.

Hollanda njoftoi se i ka kërkuar Sllovenisë esktradimin e shqiptarit të dyshuar si i përfshirë në vrasjen ka kërkuar ekstradimin e shqiptarit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Diten e sotme mesohet se kanë mbërritur në Elbasan trupat e pajetë të dy vëllezërve Tola të cilët u ekzekutuan në banesën e tyre në zonën e njohur si lagja e bullgarëve në Roterdam.

Vëllai i tyre që jetonte në Francë ka tërhequr trupat e Florenc dhe Glevis Tolës, 25 dhe 29 vjeç.

Funerali i dy vëllezërve do të zhvillohet sot në orën 14:00 në Elbasan, ndërsa policia hollandeze vazhdon hetimet për zbardhjen e krimit pas të cilit fshihen konflikte kriminale.

Më 23 janar u arrestua shqiptari i pare, nje 26 vjeçar i cili u gjet i plagosur disa metra larg vendit të krimit.

ME TE LEXUARAT