Vrasja e dyfishtë në Selitë, gjykata: Edhe 30 ditë burg biznesmenit Flamur Ymeri

Aktualitet

viktimat-seliteGjykata e Tiranës vendosi një masë të re sigurie 30 ditë burg për ndërtuesin Flamur Ymeri, 45 vjec, i akuzuar për vrasjen e dy personave në banesën e tij në Selitë në 17 dhjetor të vitit 2014.

Masa e re e sigurisë është caktuar sot nga gjykata në përfundim të masës së parë 30 ditë burg të vendosur në 20 dhjetor të vitit  2014.

Me kërkesë të prokurorisë, togat e zeza vendosën ta mbajnë në burg Flamur Ymerin i cili akuzohet se ka vrarë shtetasit Ervin Shaba dhe Adnan Luli.

Autori i krimit Flamur Ymeri dhe gruaja e tij pretenduan se në mëngjesin e 17 dhjetorit 2014 dy të rinjtë hynë në vilën dykatëshe në Selitë dhe kërkuan paratë si dhe të zotin e shtëpisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai u përplesh me viktimat dhe pretendon se ua ka marrë armët dhe i ka vrarë të rinjtë me armët e tyretë zjarrit.

ME TE LEXUARAT